Rreth Nesh

Qellimi Yne i perbashket

Pranë IRC Studio, ne ndajmë një qëllim të thjeshtë e të përbashkë. Për këtë qëllim, ne mbajmë një raport të konsoliduar me menaxheret  tone  , duke i mbështetur ato me mjete dhe programe të provuara në ndihmën e arritjes së qëllimeve të tyre. Si lider botëror, sistemi yne do t’ju ndihmojë të zhvilloni një biznes të suksesshëm në tregun imobiliar në Shqipëri, me anë të metodave të provuara tashmë prej disa vitesh në te gjithe vendin  duke siguruar rolin e liderit në treg, me një imazh të njohur nga klientët, partnerët e biznesit si dhe nga konkurrenca. Ne ofrojmë mjete të teknologjisë së lartë në website, programe kontakti, mbështetje në marketing, për të përmendur këtu vetëm disa fusha. Sistemi i IRC Studio  është krijuar për t’ju kujtuar nje lehtesi  ne perdoriimin e aplikacionit qe  ju operoni në biznes në mënyrë të pavarur, por nuk jeni vetëm. 

Suporti dhe Trajnimi

Sistemi yne është hartuar për të mbështetur çdo klient në nevojat e tyre të biznesit, si edhe për të mbajtur agjentët të informuar me zhvillimet e fundit në Real Estate. Ju do të përfitoni nga një gamë e gjëre mjetesh, programesh dhe sistemesh që janë ngritur për t’ju ndihmuar ju dhe agjentët tuaj të keni një sukses të garantuar.

Këshilltarë biznesi: çdo menaxher i Irc studio i vihen në mbështetje këshilltarë që të ndihmojnë biznesin e tyre të operojë në mënyrë efikase dhe me kosto efektive. 


Trajnimi: Programi i trajnimit i IRC studio është hartuar për t’ju dhënë brokerave dhe agjentëve mundësinë për të mësuar në çfarëdolloj mjedisi që ata ndihen komodë, në klasa trajnimi, në klasa virtuale dhe në module online. Ne jemi krenarë të pohojmë se programi ynë i trajnimit është vlerësuar në Revistën e Trajnimeve tek 100 Top List për vite me rradhë.

Rekrutimi dhe Zhvillimi

Me një mbështetje të gjëre të një stafi profesionistesh në këtë industri, me klasa trajnimi dhe me programe vlerësimi që njohin arritjet e agjentëve tuaj, sistemi IRC Studio do t’ju ndihmojë të rekrutoni, trajnoni dhe mbani talentet më të mira në këtë industri. Një benefit i mëtejshmëm kur bashkohesh me familjen IRC Studio është mundësia për ju dhe agjentët tuaj per të ndjekur eventet tona dhe të njiheni si kompani dhe në arritjet tuaja individuale.

 

 

Compare listings

Compare